Migrena është një gjendje e zakonshme dhe e shprehur gjatë shtatzënisë, e cila konsiderohet si një ndër komplikimet e shtatzënisë.
Deri më tani, mendohet se migrena mund të jetë gjenetike por edhe si rezultat i rënies së niveleve të hormoneve, e vecanërisht të estrogjenit shkruan Belly Belly, transmeton Gazeta Shneta.
Ajo mund të shprehet përmes dhimbjes së vazhdueshme të kokës apo probleme me shikim.
Në disa raste, këto dhimbje mund të nënkuptojnë që keni probleme me presionin e gjakut dhe në raste të tilla duhet të kontaktoni mjekun tuaj.
Por, cilat ushqime shkaktojnë migrenë?
Ka shumë ushqime të zakonshme që mund të shkaktojnë dhimbje koke. Këtu përfshihen:
-Jogurti;
-Frutat si, banana, mjedra, kumbulla;
-Arra dhe avocado;
-Ullinjtë;
-Domatet;
-Djathi /Gazeta Shneta/