Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

Këshilla për shtatzëna 21/07/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një ngjarje e rrallë mjekësore, e cila ndodh në rreth 1 në 15 milionë shtatzëni, është regjistruar në Australi.

Një 34-vjeçare ka sjellë në jetë katërnjak identik pasi një vezë e vetme e fekonduar u nda në katër embrione të veçanta, shkruajnë mediat ndërkombëtare, transmeton Gazeta Shneta.

Foshnjat u lindën përmes prerjes cezariane në javën e 28-të të shtatzënisë në Spitalin Mbretëror të Brisbane. Rastet e tilla, të konceptuara në mënyrë natyrale me katërnjak monozigote, konsiderohen fenomene jashtëzakonisht të rralla në mjekësinë riprodhuese.

Mjekja që mbikëqyri kujdesin e nënës theksoi se një rast i tillë është thuajse i padëgjuar.

Kompleksiteti i kësaj shtatzënie qëndronte në faktin se të katër fetuset ndanin një placentë të vetme. Kjo gjendje mbarte rrezikshmëri të lartë, pasi çdo disbalancë në furnizimin me gjak mund të rrezikonte zhvillimin dhe jetën e foshnjave.

Për shkak të rrezikut klinik, pacientja u shtrua për monitorim të ngushtë në javën e 25-të, me synimin për të arritur javën e 28-të.

Aktualisht foshnjat po marrin trajtim të specializuar në njësinë e terapisë intensive neonatale dhe gjendja e tyre paraqitet e qëndrueshme. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMSh kontrakton barna për sëmundje të rralla me vlerë mbi 3.7 milionë Euro
Artikulli i rradhës Humb jetën 24-vjeçarja në një aksident në Komoran

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.