Sot shënohen gjashtë vjet nga konfirmimi i rasteve të para me COVID-19 në Kosovë.
Rastet e para u diagnostikuan më 13 mars 2020 në Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), përkatësisht në Departamentin e Mikrobiologjisë.
Sipas të dhënave zyrtare, nga 13 marsi i vitit 2020 deri më 13 mars 2026, në vend janë testuar mbi dy milionë mostra për virusin SARS-CoV-2.
Gjatë kësaj periudhe janë konfirmuar gjithsej 276,300 raste pozitive me COVID-19, ndërsa janë regjistruar 3,238 humbje jete.
IKSHPK thekson se përballja me pandeminë ka kërkuar koordinim dhe bashkëpunim ndërinstitucional për menaxhimin e situatës dhe reagimin ndaj sfidave të shëndetit publik.
Sipas tyre, përvoja e fituar gjatë kësaj periudhe ka ndikuar në përmirësimin e kapaciteteve të sistemit të shëndetit publik për identifikimin dhe menaxhimin e situatave të ngjashme në të ardhmen./Gazeta Shneta/



