Pandemia e COVID-19 ka lënë pasoja të mëdha edhe në Kosovë, ku që nga konfirmimi i rasteve të para në mars të vitit 2020 janë regjistruar gjithsej 3,238 humbje jete.
Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, gjatë kësaj periudhe janë konfirmuar 276,300 raste pozitive me virusin SARS‑CoV‑2, ndërsa janë testuar mbi dy milionë mostra në nivel vendi.
Autoritetet shëndetësore vlerësojnë se pandemia ka qenë një nga sfidat më të mëdha për sistemin shëndetësor dhe institucionet publike në vend./Gazeta Shneta/



