Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

62 mjekë të rinj kanë kërkuar vërtetimin nga OMK për largim nga Kosova këtë vit

Lajme 12/07/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në gjashtë muajt e parë të këtij viti 62 mjekë të rinj kanë kërkuar vërtetimin etik nga Oda e Mjekëve për t’u larguar nga Kosova.

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka deklaruar se projeksioni i largimit të mjekëve për këtë vit pritet të shkojë deri në 120.

Tutje, ai tha se janë në përfundim të një sondazhi të cilin do ta publikojnë brenda dy javëve të ardhshme rreth kënaqësisë që kanë mjekët e rinj gjatë shkollimit të tyre në Kosovë.

“Gjatë 3 vjetëve të fundit ne kemi pasur një shifër prej 110 mjekëve që shkojnë për çdo vjet shumica prej tyre 80% mjekë të rinj të posa diplomuar dhe në 6 mujorshin e parë ne kemi një rritje ku 62 mjekë kanë marrë vërtetimin për t’u larguar nga Kosova që nëse shkon me këtë projeksion e kemi 120 mjekë që largohen. Një rritje e cila përkundër këtyre bllokadave si nga Covidi për komunikime dhe kontakte direkte dhe ajo e vizave. Kështu që ky trend veçse ka dhënë sinjal se do të rritet dhe është brengosës”, ka deklaruar Sejdiu.

Ai ka thënë se largimin e mjekëve të rinj nuk po e ndal as dhënia e specializimeve, pasi sipas tij, kushtet e punës dhe edukimit janë një prej arsyeve që mjekët e rinj po e lënë Kosovën.

“Fakti që dhënia e specializimeve është në masë nuk ka qenë i mjaftueshëm që të qëndrojnë këtu sepse në vend të parë kanë qenë kushtet e punës dhe specializimeve. Definitivisht është çështja e ngritjes së kapaciteteve për t’iu ofruar trajnime dhe shkollime e këtyre mjekëve ashtu siç duhet kushtet e punës dhe shkollimit të tyre i cili është i mangët. Tani jemi në përfundim të një sondazhi të cilin do ta publikojmë brenda dy javëve të ardhshme rreth kënaqësisë apo satisfakcionit që kanë mjekët e rinj gjatë shkollimit të tyre në Kosovë. Të gjithë janë të brengosur për kualitetin e arsimit dhe fazës së dytë të shkollimit të tyre specialistik”, tha Sejdiu për EO.

Artikulli paraprakStudenti 23-vjeçar vdiq në aksident, vëllai i tij po trajtohet në spital
Artikulli i rradhës Dy vdekje të dyshimta në Deçan, Prokuroria dyshon se lidhen me helmimin nga uji

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.