Në klinikat Covid të QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme po trajtohen 629 pacientë të sëmurë me Covid-19.
Në QKUK aktualisht janë të shtrirë gjithsej 236 pacientë të sëmurë me Covid-19. Në respiratorë po trajtohen shtatë prej tyre, një në infektivë dhe 6 në Intensivën Qendrore, shkruan Gazeta Shneta.
Ndërkaq në spitalet e përgjithshme janë 393 pacientë të shpërndarë, 116 në Spitalin e Prizrenit, 58 në Gjakovë, 68 në Pejë, 82 në Gjilan, 8 në Vushtrri, 11 në Mitrovicë dhe 50 në Ferizaj.
Në total janë 629 pacientë që po trajtohen në të gjitha spitalet e Kosovës, ku 448 janë duke u mbështetur me oksigjen për shkak të vështirësive në frymëmarrje. /Gazeta Shneta/