Në mars, pandemia Covid na detyroi të ndryshonim plotësisht rutinat tona ditore në mënyrë që të mbanim të sigurt njëri-tjetrin.
Por, e vërteta është se gjithnjë e më shumë jemi në rrezik të vendosim këmbën brenda bizneseve të caktuara ndërsa numrat e rasteve të koronavirusit arrijnë lartësi të reja shkruan burimi BestLife, përcjell Gazeta Shneta.
Tani, një studim i ri ka zbuluar se një shumicë dërrmuese e rasteve të Covid ose 80 përqind, për të qenë të saktë – mund të gjurmohen në këto vende specifike.
Pra, cilat vende ishin përgjegjëse për 80 përqind të rasteve të Covidit?
Dyqane ushqimore dhe supermarkete
Analiza zbuloi se dyqanet ushqimore të vendosura posaçërisht në zona me të ardhura më të ulta panë pothuajse 60 përqind më shumë vizitorë brenda hapësirave sesa caku i lejuar raporton The Washington Post.
Kafenetë
Dyqanet e kafesë ofrojnë një lloj atmosfere ku miqtë kanë tendencë të zgjasin kohën ndërsa bisedojnë brenda: dy faktorë që rrisin shumë rrezikun e përhapjes së Covidit.
Studimi i botuar së fundmi i përfshiu ata ndër fajtorët më të mundshëm në përhapjen e virusit gjatë ditëve të para të pandemisë.
Palestra
Lirimi i stresit tuaj përmes ushtrimeve merr një nivel ekstra të rëndësishëm gjatë situatës sonë aktuale.
Fatkeqësisht, pjesëmarrja në palestër u rendit në studim si një nga vendet më përgjegjëse për përhapjen e Covidit.
Restorantet
Të mos jesh në gjendje të dilje për një vakt në restorantin tënd të preferuar ka qenë një nga ndërrimet rutinore më të vështira të jetës në karantinë.
Por sipas studimit, kjo është për një arsye të mirë:
Restorantet mund të kenë qenë ‘kryesit e veprës’ kur erdhi puna për përhapjen e Covidit gjatë ditëve më të hershme të pandemisë.
“Rihapja e restoranteve me shërbim të plotë ishte veçanërisht e rrezikshme”, shkruajnë autorët e studimit, duke thënë se “në zonën e metrosë së Çikagos, ne parashikuam 596,000 infeksione shtesë deri në fund të majit “.
Hotele
Edhe pse udhëtimet jo-thelbësore janë dekurajuar nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) që nga muajt e parë të pandemisë, disa zona ende u bënë tituj kryesorë për të mirëpritur grupe të mëdha vizitorësh.
Kjo përfshin plazhe të njohura në Florida të tilla si Miami, ku studimi zbuloi se infeksionet nga hotelet arritën kulmin në të njëjtën kohë kur të rinjtë vërshonin në ahengjet e pushimeve pranverore, pavarësisht paralajmërimeve të ekspertëve shëndetësorë.
Vendet e adhurimit
Ndërsa është një aktivitet i rëndësishëm për miliona njerëz, akti i mbledhjes për të adhuruar renditet lart në listën e aktiviteteve të rrezikshme.
Autorët e studimit madje tregojnë shtëpitë e adhurimit si vende në mënyrë disproporcionale me rrezik të lartë për shkak të ventilimit të dobët dhe hapësirave të mbushura me njerëz. /Gazeta Shneta/