Numri i rasteve me coronavirus në nivel vendi është rritur dukshëm javëve të fundit.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se brenda 24 orëve në nivel vendi janë regjistruar 64 raste pozitive me COVID-19 nga 208 monstra të testuara në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Në njoftim gjithashtu thuhet se 12 qytetarë të tjerë janë shëruar ndërsa nuk raportohet për të vdekur me COVID-19.
Aktualisht në nivel vendi janë 322 raste aktive me COVID-19.
Sa i përketë imunizimit gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 63 doza të vaksinave anti-COVID, ndërsa për më tepër se një vit janë administruar mbi 1,8 milion doza të vaksinave kundër coronavirusit.
Nga sot të drejtë vaksinimi me dozën e tretë kundër coronavirusit kanë edhe grupmoshat mbi 12 vjec.
MSh apelon të gjithë qytetarët të vaksinohen kundër coronavirusit. /Gazeta Shneta/