Në Ministrinë e Shëndetësisë janë dy zëvendësministra, Dafina Gexha-Bunjaku nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Arsim Berisha nga Lista Guxo.
Gexha-Bunjaku është emëruar në këtë pozitë në prill të vitit 2021 dhe në këtë cilësi ajo ka marrë pagë vitin e kaluar në vlerë 9056 Euro, ndërsa brenda kësaj periudhe në muajin tetor kur ka mbajtur pozitën e ud. ministres ka marr pagë 1307 Euro.
Gexha-Bunjaku poashtu ka deklaruar 2915 Euro pagë në IKSHPK, si kryesuese e Bordit Drejtues të AUV janar-mars 2021 është paguar me 513 Euro ndërsa ka deklaruar edhe honorar në OJQ “Integra” në vlerë 162 Euro.
Zëvendësministrja ka deklaruar banesë të përbashkët në vlerë 65 mijë euro si dhe shtëpinë e prindit në vlerë 100 mijë euro.
Gexha-Bunjaku poashtu ka deklaruar mbi 31 mijë euro para të gatshme në bankë.
Ndërsa Arsim Berisha ka deklaruar pagë në QKMF-Prizren në vlerë 4290 Euro dhe në MSH pagë 13,200 Euro. Berisha ka publikuar tetë pasuri të paluajtshme të përbashkëta, katër shtëpi, një lokal dhe tri troje. Të gjitha këto prona kapin vlerë afër 800 mijë euro.
Berisha vozitë veturë në vlerë 15 mijë euro, ndërsa ka para të gatshme në bankë 2641 euro. /Gazeta Shneta/