Edhe pse ata nuk janë fëmijët tuaj, nipërit dhe mbesat janë familja juaj. Me kalimin e kohës, do të kuptoni se përvoja që ndani me ta ka një ndikim të madh në lumturinë dhe mirëqenien tuaj.
Mrekullitë që vetëm tezet i kuptojnë:
Me secilin nip apo mbesë që lind, zemra juaj bëhet vetëm më e madhe. Kjo thënie e vjetër se gjithmonë ka vend për një më shumë vlen edhe për zemrën e një teze.
Ju keni mundësinë të bëni me ta gjithçka që nuk keni pasur guximin ta bëni vet. Me fjalë të tjera, ju keni mundësinë për të luajtur të gjitha lojërat e fëmijërisë dhe të adoleshences.
Ju e shihni vetën në ta. Jo vetëm fëmijërinë tuaj me motrën tuaj, por gjithashtu mund të mbani mend nga një këndvështrim tjetër mënyrën se si ju rritën prindërit tuaj. Duke parë se sa e vështirë është të kujdesesh për një fëmijë, mendoni se si nëna juaj u kujdes për ju, vëllezërit dhe motrat tuaja, transmeton Gazeta Shneta.
Mund të provoni gjëra absurde. Meqenëse jeni tezja, dhe nuk keni pse të merreni me përgjegjësinë e të ngrënit drejtë ose të irritoni fëmijën duke thënë “jo”, ju u jepni atyre vetëm më të mirën.
Ju bëjnë të ushtroni një talent të veçantë për t’iu përgjigjur pyetjeve të papërshtatshme. Dhe kështu, ata e zhvillojnë krijimtarinë e tyre në një nivel shumë më kompleks dhe superior.
Ju argëtojnë dhe ju bëjnë të qeshni kur thonë gjëra të papërshtatshme ose me shqiptim të gabuar.
Ju ndihmojnë të jeni më të përgjegjshëm. Të jesh një halle ose teze ke mundësinë për të përjetuar kujdesin e fëmijëve dhe kjo ju bën të vetëdijshëm për përgjegjësitë e përfshira në të pasur një fëmijë. Në këtë mënyrë, është e mundur të zbuloni nëse jeni të përgatitur për të pasur një./GazetaShneta/