Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

7 mënyra të shpejta për të larguar rrudhat e gjyksit

Jetë 19/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
KJGAMJ Portrait of confident blond woman
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Lëkura juaj e gjoksit është po aq e ndjeshme sa lëkura juaj e fytyrës, por shumë gra i kushtojnë vëmendje vetëm fytyrës.

Ne nuk i japim përparësi hidratimit të kësaj zone dhe e lemë atë të ekspozohet ndaj kimikateve të ashpra dhe rrezeve të diellit, duke lejuar kështu që të shfaqen rrudhat e parakohshme. Për fat të mirë, ka mënyra të thjeshta për t’i shmangur, dhe në disa raste, mund ta përmirësoni gjendjen e kësaj lëkure.

Filloni të flini në shpinë.

Duke fjetur anash ose duke u mbështetur në barkun tuaj mund të bëni lëkurën tuaj që të zhvillojë rrudha. Për ta shmangur këtë, flini në shpinë dhe bëjeni këtë një zakon. Ju mund të stërviteni duke vendosur një jastëk poshtë gjunjëve për t’ju ndihmuar të qëndroni në të njëjtën pozicion, ose duke vënë dy jastëkë në të dy anët e trupit tuaj.

Përkëdheleni veten me një “maskë” në gjoks në kushte shtëpie.

Qetësohuni dhe zbuteni lëkurën duke marrë një përtëritje të kësaj pjesë të gjoksit duke bërë një maskë me aloe vera. Prisni një fletë të trashë aloe vera, hiqini lëkurën dhe aplikojeni xhelin në gjoks për 20 minuta. Aloe vera izolon lagështinë natyrale të lëkurës tuaj dhe nuk lejon dehidratimin e saj. Ky trajtim do të parandalojë formimin e rrudhave dhe do ta bëjë lëkurën tuaj të shkëlqejë.

Mos e lini ujin e nxehtë të spërkatë direkt në gjoks kur po bëni dush.

Temperaturat e larta të ujit heqin vajrat natyrale të lëkurës duke e lënë atë të thatë dhe duke lejuar shfaqjen e rrudhave. Dushi i drejtpërdrejtë në lëkurën tuaj të gjoksit do ta bëjë më të shpejtë procesin e plakjes. Pra, në vend të kësaj, lëreni ujin të rrjedhë natyrshëm mbi kokë, supe, shpinë etj.

rrudhat, gjoks, lekure e varur

Bëni një lëvizje për gjoksin tuaj duke forcuar muskujt.

Nëse muskujt e gjoksit janë të tonifikuar atëherë lëkura është më pak e prirur për t’u rrudhosur dhe për t’u prekur nga fuqia e gravitetit. Ju mund të bëni 20 push-up (“pompa”- ushtrime gjimnastike) çdo ditë para se të bëni një dush dhe kështu kjo stërvitje e vogël do t’ju ndihmojë të sfidoni procesin e plakjes në gjoks.

Vishni reçipeta të madhësisë së gjoksit tuaj për të minimizuar mbështjelljen e lëkurës dhe formimin e rrudhave.

Nëse gjinjtë tuaj janë duke qëndruar në pozicionin e tyre të saktë natyror me sytjena thjesht mbështetëse, lëkura nuk do të vuajë nga varja.

Jepini lëkurës tuaj mundësinë për t’u oksigjeuar duke masazhuar gjoksin.

Masazhi i kraharorit stimulon rrjedhjen e gjakut në zonë, duke mbushur lëkurën tuaj me oksigjen dhe duke e shtyrë procesin e plakjes nga shfaqja. Vendosni pak hidratues në gishtat tuaj, lyeni gjoksin dhe masazhojeni në mënyrë rrethore. Kjo është një mënyrë e shkëlqyer për t’u relaksuar dhe për të ruajtur shëndetin e lëkurës.

Mos e neglizhoni lëkurën e gjoksit kur aplikoni krem kundër diellit.

Qëndrimi në diell lejon rrezet UV dhe UVB të depërtojnë thellë në lëkurën tuaj. Kjo dëmton shpejt dëmton lëkurën në gjoks sepse ajo është shumë e ndjeshme, dhe kështu, përshpejton shfaqjen e rrudhave. Për të parandaluar këtë, përdorni krem dielli çdo ditë me një SPF më të lartë se 30, ashtu si bëni me fytyrën.

Artikulli paraprakMëngjesi apo darka: Kjo është koha më e mirë për të mbetur shtatzënë
Artikulli i rradhës Këto gjëra ndalohen rreptësisht t’i bëni pas lindjes së foshnjes

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.