Edhe nëse do të përjetoni një nga lindjet më të lehta, është mirë që t’i kushtoni kohë dhe kujdes trupit tuaj. Kështu ju do të kujdeseni edhe për shëndetin e foshnjës që sapo e sollët në jetë.
Më poshtë janë të renditura disa nga gjërat që ndalohen rreptësisht për nënat pas lindjes;
Mos i harroni vaktet e ushqimit
Mund të keni shtuar kile të tepërta gjatë shtatzënisë mirëpo do të keni kohë që t’iu përkushtoheni dietve. Koha pas lindjes kërkon nga ju që të hani ushqime të shëndetshme në mënyrë që të keni qumësht të mjaftueshëm gjiri, si dhe të ndiheni rehat me organizmin tuaj, përcjellë GazetaShneta.
Kujdes me punët fizike rreth shtëpisë
Dujet ta keni parasysh se keni kaluar në një procedurë që e ka lodhur trupin tuaj. Energjitë që I keni brenda një ditë duhet të harxhohen deri në pikën e fundit duke u kujdesur për shëndetin tuaj dhe jo duke u brengosur se mos shtëpia është bërë pa pastruar, shkruan “Mom.me”.
Flini strikt në kohën tuaj të gjumit
Flini në momentin e parë që ju vie gjumë. Mos shpenzoni kohën duke bërë ndonjë punë ekstra rreth shtëpisë. Gjithçka që ju e bëni gjatë ditës do të përcillet tek fëmija juaj. Sa më shumë të pushoni aq më të relaksuar do ta keni edhe foshnjen. Mendoni edhe për të.
Kujdes me peshat e rënda
Trupi juaj vetëm sa është liruar nga një peshë e rëndë e foshnjes. Gjatë asaj kohë organet tuaja janë zhvendosur e kanë qenë nën presion të peshës së fetusit. Jepuni kohë të rigjenerohen; dhe mos mbani objekte të rënda në duar sepse ashtu do e vononi procesin e shërimit.
Mos pranoni vizita në ditët e para
Mund të tingëllojë si këshillë egoiste por duhet ta keni prioritet shëndetin e foshnjes. Sistemi I tyre I imunitetit në ditët e para është shumë I ndjeshëm dhe mund të afektohet edhe nga virusi më I thjeshtë.
Kujdes me rrobat që vishni
Shmangni rrobat e ngushta. Është normale të ju vijë të rregulloheni sepse kështu do ndiheni rehat me veten. Mos ta keni parasysh që trupit tuaj i duhet kohë dhe sa më shumë rehati andaj veshuni me rroba të rehatshme./GazetaShneta/