Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

7 Përfitimet shëndetësore nga konsumi i hurmave në dietën e juaj ushqyese

Jetë 24/04/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Hurmat janë fruti i palmës së hurmës, e cila është rritur në shumë rajone tropikale të botës. Poashtu janë bërë mjaft të njohura vitet e fundit.

Ky artikull do të diskutojë shtatë përfitimet shëndetësore të hurmave dhe pse duhet t’i përfshini ato në dietën tuaj shkruan Healthline, përcjell Gazeta Shneta.

1)Lëndë tejet ushqyese

Përmbajtja kalorike e hurmave është e ngjashme me atë të frutave të tjerë të thata, të tilla si rrush të thatë dhe fiqi.

100 gram hurma janë të barabarta me: 277 kalori, 75 gr karbohidrate, 7 gr fibër, 2 gr proteina, plus kalium, magnez, bakër, mangan, hekur, dhe vitamin B6.

2)E pasur me fibra

Marrja e mjaftueshme e fibrave është e rëndësishme për shëndetin tuaj të përgjithshëm.

Ato ndihmojnë në tretjen e ushqimit duke parandaluar kapsllëkun. Poashtu promovon lëvizje të rregullta të zorrëve duke kontribuar në formimin e jashtëqitjes.

3) Luan rolin e antioksidantëve

Hurmat ofrojnë antioksidantë të ndryshëm që kanë një numër përfitimesh shëndetësore.

Antioksidantët mbrojnë qelizat tuaja nga radikalet e lira, të cilat janë molekula të paqëndrueshme që mund të shkaktojnë reaksione të dëmshme në trupin tuaj dhe të çojnë në sëmundje.

Krahasuar me llojet e ngjashme të frutave, siç janë fiku dhe kumbulla e thatë, hurmat duket se kanë përmbajtjen më të lartë antioksiduese.

4) Mund të promovojnë shëndetin e trurit

Ushqimi i hurmave mund të ndihmojë në përmirësimin e funksionimit të trurit.

Studimet laboratorike kanë zbuluar se hurmat janë të dobishme për uljen e shënuesve inflamatorë, të tilla si interleukin 6 (IL-6), në tru.

Nivele të larta të IL-6 shoqërohen me një rrezik më të lartë të sëmundjeve neurodegjeneruese si Alzheimeri.

5) Mund të stimulojnë lindjen natyrore të shtatzënave

Ushqimi i këtyre frutave gjatë javëve të fundit të shtatëzanisë mund të nxisë dilatimin e qafës së mitrës dhe të ulë nevojën për lindje të detyruar.

Mund të jenë gjithashtu të dobishëm për zvogëlimin e kohës së lindjes.

6) Ëmbëlsues i shkëlqyeshëm natyral

Hurmat janë një burim i fruktozës një lloj sheqerit natyral që gjendet tek frutat.

Për këtë arsye, hurmat janë shumë të ëmbla dhe gjithashtu kanë një shije delikate të ngjashme me karamelin.

7) Përfitimet e tjera të mundshme shëndetësore

Hurmat pretendohet se kanë disa përfitime të tjera shëndetësore, të cilat ende nuk janë studiuar gjerësisht.

-Shëndeti i kockave:

Hurmat përmbajnë disa minerale, duke përfshirë fosfor, kalium, kalcium dhe magnez. Të gjitha këto janë studiuar për potencialin e tyre për të parandaluar kushte të lidhura me kockat si osteoporoza.

-Kontrolli i sheqerit në gjak:

Hurmat kanë potencialin për të ndihmuar me rregullimin e sheqerit në gjak për shkak të indeksit të tyre të ulët të glicemisë, fibrave dhe antioksidantëve.

Kështu,nga ngrënia e tyre mund të përfitojë nga personat diabetikë./Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakAnglia: Personi i parë që provoi vaksinën e koronavirusit liston efektet anësore shqetësuese
Artikulli i rradhës Motrat binjake Katy dhe Emma Davis, viktima të radhës nga COVID-19

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.