Shija e ëmbël është padyshim e papërballueshme, por sapo të mësoni efektet e sheqerit, duhet me çdo kusht të provoni t’i qëndroni largë sa më shumë të jetë e mundur.
Nëse keni këto shenja, trupi juaj po mundohet t’iu sinjalizoj se po bëni konsumim të tepërt të sheqerit, dhe është koha të ndërmerrni ndonjë hap në lidhje me këtë veti të keqe:
- Lakmia për sheqer ose karbohidrate
Nëse kjo lloj lakmie iu shfaqet shpesh herë, atëherë kjo nënkupton se jeni e varur nga sheqeri. Sheqernat shkaktojnë varësi, dhe konsumimi i tyre përfundon më një zingjirë reaksionesh ndaj lakmisë ndaj tyre, shkruan The Health Line, transmeton Gazeta Shneta.
- Mungesë e energjisë dhe lodhje:
Në qoftë se ndiheni e lodhur gjatë tërë kohës, dhe keni mungesë energjie, do të thotë se e keni tejkaluar normalen e konsumimit të sheqernave. Ushqimet që kanë nivel të lartë të sheqerit, ngrisin energjinë tuaj përkohësisht, dhe pas pak do të përballeni me një goditje që do t’iu lë të lodhur gjatë tërë ditës.
- Shtimi i peshës
Sheqeri nuk posedon fibra dhe proteina, prandaj kjo rezulton me ndjenjën e rëndesës, dhe sa më shumë sheqer që konsumoni, aq më shumë kalori do të shtoni. Sheqeri ngacmon lirimin e insulinës, e cila mbanë sheqerin në organet e trupit për ta përdorur për energji.
Pra, konsumimi i tepruar i sheqernave dërgon sinjal tek trupi, për të prodhuar insulinën, e cila më pas shkakton rezistencë ndaj insulinës pas pak kohësh.
Në këtë rast, trupi nuk është i aftë të reagoj ndaj sasisë normale të insulinës, dhe nuk mund të përdor sheqerin në mënyrën e duhur dhe të nevojshme.
Rezistenca ndaj insulinës ndërlidhet me obezitetin dhe shtimin e peshës, njëlloj si diabetin, dhe pankreasi stërmundohet në funksionin e tij.
- Ftohje dhe gripe të shpeshta
Marrja e tepërt e sheqerit dobëson edhe sistemin imunitar, dhe aftësia e këtij sistemi për të parandaluar gripin, viruse, ftohjet dhe sëmundjet kronike, padyshim që humbë funksionin.
Tru i mjegulluar, posaqërisht pas ushqimit
Mjegullimi i trurit është një nga simptomet më të shpeshta të nivelit të ulët të sheqerit në gjak. Konsumimi i sasisë së lartë të sheqerit ngritet përnjëherë, dhe pastaj brenda mili sekondash niveli i sheqerit në gjak bie.
Ekspertët sugjerojnë se kontrolli jo i duhur i sheqerit në gjak rritë rrezikun e problemeve kognitive dhe përceptuese.
- Problemet me lëkurë dhe këmbë, rrathët e zi poshtë syve
Konsumimi i sheqerit ndikon si një lloj inflamatori në trup, dhe prandaj shkakton probleme të shumta inflamatore në lëkurë, si akne, ekzema, rozace, tharje dhe yndyrë të tepërt.
Nëse e reduktoni konsumimin e sheqernave, lëkura juaj do të fillojë të jetë e butë dhe e pastër.
Tutje, dr.Sherri Greene nga New York-u, thekson se efektet inflamatore të sheqerit mund të shkaktojnë “plantar fasciitis”. Gjendje shëndetësore që rezulton me dhimbje në cipën e hollë poshtë këmbës, dhe në thembra.
Marrja e tepërt e ushqimeve të sheqerosura, mund të shkaktojnë edhe lodhje të adrenalisë, e cila shpesh herë manifestohet me rrathë të zinjë poshtë syve.
Nëse i keni përjetuar këto simptome të listuara më lartë, duhet të limitoni konsumimin e sheqerit sa më shpejt të jetë e mundur, për të përmirësuar shëndetin dhe të eliminoni mijëra probleme serioze shëndetësore. /Gazeta Shneta/