7-vjeçari goditet për vdekje nga një veturë në Brod të Dragashit

2017-02-22 në ora 14:11

Në një aksident trafiku të ndodhur sot rreth orës 12:20 në fshatin Brod, ka humbur jetën një person.

Rasti ka ndodhur në rrugën lokale të fshatit Brod, ku sipas raporteve të para, ngasësi i automjetit të udhëtarëve me targa lokale,  I.H  39 vjeç, duke mos përshtatë shpejtësinë e lëvizjes kushteve të rrugës,  godet këmbësorin R.H. 7 vjeç i  cili pëson lëndime serioze.

I lënduari dërgohet në shtëpinë e shëndetit  në Shtërpcë, ku nga personeli mjekësor jemi njoftuar se viktima nga lëndimet e pësuara ka ndërruar jetë dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Hetuesit policorë janë duke zhvilluar hetimet lidhur me rastin, ndërsa i dyshuari me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndalohet për 48 orë.