Edhe urologët marrin mësim nga kolegët turq (FOTO)

2017-02-22 në ora 14:25

Profesorët nga Turqia kanë asistuar mjekët nga Klinika e Urologjisë e QKUK-së për të kryer ndërhyrje.

Mjeku turk, Yilmaz Aslan, ka asistuar mjekët nga Reparti i Urologjisë të martën për të shpërndarë me ta përvojat e tij, shkruan Gazeta Shneta.

Ishte urologu Dr. Fahredin Veselaj, njëherësh ish-drejtor i kësaj klinike, ai i cili postoi një fotografi në rrjetin social Facebook për të  shprehur falënderimin e tij ndaj Dr. Aslan.

“Ishte kënaqësi që të operojmë së bashku me mikun tonë Dr. Yilmaz Aslan gjatë javës kirurgjike turke në QKUK”, shkroi Veseli.

E veçanta e këtij operimi ishte se pjesë e saj ishin mjekë të rinj si Dr. Liridon Selmani e ata veteranë si Dr. Rexhep Kasumaj. Ky i fundit udhëheq me këtë klinikë. /Gazeta Shneta/

Foto e postuar nga Dr. Fahredin Veselaj