Një djalë 7 vjeçar shërohet nga koronavirusi teksa luftonte kancerin dhe u mirëprit në shtëpi me një paradë masive.
Përveç që u shërua nga koronavirusi, Gavin po festonte edhe ditëlindjen e shtatë dhe trajtimin e tij të fundit me kimioterapi, transmeton Gazeta Shneta.
Makinat e policisë dhe të zjarrfikësve lëshuan sirenat e tyre derisa e përcollën për në shtëpi. Madje, në lagjen e tij të gjithë kishin dalë në rrugë për t’i uruar mirëseardhje.
Gavin i emocionuar u ul në karrocën e tij, duke parë makinat se si kalonin pranë shtëpisë së tij.
Luftëtari trim kishte qenë në Spitalin e Fëmijëve në Boston për disa muaj duke kaluar trajtime kimioterapie për limfomën, raportoi NBC Boston.
Dy herë ndërsa Gavin ishte në spital, ai testoi pozitiv për Covid-19.
Shtatë vjeçari përfundoi trajtimin e tij të fundit në kimioterapi. Nëna e Gavin shtoi se djali i saj tani është duke pushuar, pasi ishte i lodhur nga të gjitha terapitë që së fundi kishte marrur. /GazetaShneta/