Sipas raportit të fundit të publikuar nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) është bërë e ditur se 757 pacientë me Covid janë të hospitalizuar në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme.
Prej tyre, 653 pacientë janë të konfirmuar pozitiv me Covid, 610 janë me oksigjeno-terapi dhe 26 në gjendje të rëndë shëndetësore shkruan Gazeta Shneta.
Vetëm në QKUK janë 278 pacientë të shtrirë, 249 janë të konfirmuar pozitiv me Covid dhe 237 janë me oksigjeno-terapi.
“- Klinika Infektive, 118 pacientë
– Klinika e Pulmologjisë, 43 pacientë
– Klinika e Pediatrisë, 7 pacientë
– Klinika e Gjinekologjisë, 16 pacientë
– Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive), 92 pacientë
– Klinika Infektive 3 (Interno), 2 pacientë”, thuhet në njoftimin e ShKUK-së.
Në anën tjetër, në spitalet e përgjithshme po trajtohen 479 pacientë, 404 prej tyre të konfirmuar pozitiv me Covid dhe 373 me oksigjeno-terapi.
“- Spitali i Prizrenit, 79 pacientë
– Spitali i Gjakovës, 108 pacientë
– Spitali i Pejës, 114 pacientë
– Spitali i Gjilanit, 92 pacientë
– Spitali i Mitrovicës, 16 pacientë
– Spitali i Vushtrrisë, 11 pacientë
– Spitali i Ferizajt, 59 pacientë”, thuhet mes tjerash në njoftim./GazetaShneta/