Baballarë, dëgjoni, kjo është për ju!
E vërteta është se ju nuk duhet të prisni deri sa fëmija juaj të jetë gati për të gjuajtur një top për të qënë një baba aktiv.
Po, absolutisht, foshnja juaj ka nevojë për një mami më shumë se për çdo gjë tani.
Ata kanë nevojë që ditët e para, javët dhe muajt në vazhdim të qëndrojnë ngushtë së bashku. Ajo që e bën më të fortë dhe jetike qënien e nënës ka të bëjë me mirëqenien e foshnjës dhe dhënia e gjirit është një mënyrë që shpesh nënat dhe bebet lidhen aq fort me njëri-tjetrin.
Por ti nuk je jashtë loje! Ka plot mënyra si të ndihmosh dhe të jesh i lidhur me bebin tuaj si baba dhe me partneren tuaj si bashkëshort.
Bebja.com sjell më poshtë të paktën 8 mënyra që ju si një baba i ri mund të angazhoheni në rritjen e fëmijës tuaj. Kënaquni!
1: Të vishni beben
Kjo duket si puna numër një për gratë, sepse ato argëtohen duke parë njeriun e tyre të vogël të veshur bukur… Por përsëri ju mund ta bëni, duhet të vishni fëmijën. Dhe kur themi veshje….në plan të parë janë pelenat me erë….duhet tia ndërroni patjetër që dhe ti tregoni mbi këtë eksperiencë kur ai të rritet, që të kuptojë që ju keni qenë aty, ashtu si dhe mami, për të.
2: Ta lani – apo edhe më të mirë të zhyteni me të në vaskë
Shumica e foshnjave të vogla duan një banjë të ngrohtë me ujë edhe pas një dite të qenë në pelena. Bëhu pjesë e lojës. Bëj gati banjon, vaskën me flluska, shijoje kohën duke u zhytur dhe vetë në të dhe relaksoheni ju dhe bebi. Konsideroni një ritual të përditshëm. Jo vetëm që ju ndihmon me ngarkesën praktike prindërore por ju kështu po përfitoni një kohë të çmuar që bebi do ta kalonte me mamin dhe ndërkohë po bëni një pushim shumë të merituar.
3: Lojë në dysheme
Bebet adhurojnë të rrinë në dysheme, ndërsa janë duke mësuar se si të lëvizin. Inkurajojmë të gjithë prindërit – baballarët dhe nënat – që të mësojnë ta shohin botën nga e njëjta lartësi me fëmijën sa më shumë të jetë e mundur. Kjo është një pamje e pabesueshme nga atje poshtë. Dhe shumë argëtim!
4: Bëhu super-ylli i ekipit të ndërrimit të pelenave
Ja një perspektivë… kjo është një lojë kush i ndërron më shpejt dhe më bukur dhe ekipi prindëror përbëhet nga ju dhe partnerja juaj. Duhet të kuptoni se ndrrimi i pelenave është një punë e përditshme e prindërimit, në fakt është një mundësi e madhe e lidhjes tuaj me foshnjen dhe me njëri-tjetrin. “Çfarë? Ti kërkon ta ndajmë gjysmë për gjysmë kohën e pelenave? Më lejoni ta thyejmë këtë rregull, do ta bëj vetëm unë”- kjo është fraza që do tju kthejë në super-yllin e ekipit prindëror. Do ta shihni sa do të kënaqeni duke gudulisur atë barkun e vogël… J
5: Dilni së bashku, ndërsa nëna bën një pushim
Në prindërim ka një kohë për baba-fëmijë dhe ndërkohë nëna merr një pushim nga puna 24 orëshe si mama. Krijo mundësinë për të krijuar lidhjen tënde speciale me fëmijën dhe mund të jetë shumë e bukur gjatë një shëtitje të përbashkët. Kjo ju ndihmon për të ndërtuar marrëdhënien me fëmijën tuaj dhe ju ndihmon për të mësuar se çfarë bebet kanë nevoja të tjera për ti përmbushur, që mund të kryhen dhe pa një shishe.
6: Lexoni për fëmijën tuaj!
Leximi është një tjetër aktivitet i madh për zhvillimin e shëndoshë të trurit të fëmijës tuaj. Dhe që nga barku ai e njeh zërin tuaj dhe e dashuron atë. Kështu fëmija do të njohë çdo kohë zërin tuaj. Madje edhe duke lexuar. Edhe ky mund të jetë një ritual i veçantë. Ndoshta një tregim para gjumit ose në dysheme.
7: Mëso ti bësh masazh fëmijës
Lidhja përmes kontaktit fizik është mënyrë shumë e fuqishme për të ndihmuar fëmijën të ndërtojë një lidhje të sigurtë me ty. Foshnjat janë vazhdimisht në rritje, trupat e tyre janë gjithmonë në nevojë për qetësues dhe fërkim. Masazhoni fëmijën duke i treguar se e do dhe i ofron një lehtësim. Kjo mund të kthehet në një rutinë para gjumit të tij.
8: Këndojini!
Bebet e duan muzikën dhe zërin tuaj, kështu që të kënduarit është një mënyrë e mrekullueshme për tu lidhur me fëmijën tuaj më shumë. Ju merrni pikë bonus nëse ju mund të këndoni bukur. Nëse luani një instrument dhe mund të krijoni muzikën tuaj, kjo është një mundësi për ju për të bërë diçka që ju doni dhe ta ndani atë me fëmijën tuaj në një mënyrë të paharrueshme.
Për baballarët më të mirë! Bëhuni babai që doni të jeni! /bebja.com/