Histori dhe imazhe të pabesueshme vazhdojnë të bëhen virale kudo nga vendet e prekura si pasojë e tërmetit në Turqi dhe Siri.
Në Hatay, Turqi, një djalë tetë vjeçar është shpëtuar nga rrënojat e një ndërtese të shembur pas 52 orësh, raporton BBC përcjell Gazeta Shneta.
Yigit Cakmak u dërgua nga ndërtesa e rrënuar te nëna e tij, e cila e përqafoi mes lotëve e gëzimit. /Gazeta Shneta/