Momentet e shpresës janë të pakta në zonat e shkatërruara nga tërmetet e së hënës në veri të Sirisë dhe Turqinë jugore.
Por ekipet e shpëtimit vazhdojnë të luftojnë për të arritur që ti gjejnë të bllokuarit nën rrënoja, raporton BBC përcjell Gazeta Shneta.
Një djali i ri sirian i quajtur Muhammed, i bllokuar nën rrënoja për gati 45 orë në Hatay, iu dha ujë për të pirë nga një tap shishe para se të nxirrej jashtë.
“Bravo Muhammed”, ka thënë kryetari i bashkisë së Stambollit Ekrem İmamoğlu në rrjetet sociale.

Sipas raportimit të BBC, besohet se më shumë se 11,200 njerëz kanë vdekur pas një tërmeti masiv që goditi Turqinë dhe Sirinë të hënën.
Zyrtarët turq thonë se 8,574 njerëz kanë vdekur në vend.
Ndërsa është e vështirë të merren shifra nga Siria, por ne e kuptojmë se numri i vdekjeve të konfirmuara deri më tani është 2,662. /Gazeta Shneta/


