Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

80 përqind e individëve asimptomatik me Covid i takojnë kësaj grup-moshe

Jetë 20/08/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ndërsa vazhdon pandemia e koronavirusit, është bërë e qartë se rastet asimptomatike të COVID-19 janë shkak për shqetësim.

Një studim i botuar në revistën Nature Medicine zbuloi se pothuajse gjysma e rasteve të studiuara ishin të infektuar nga dikush që nuk shfaqte simptoma përcjell Gazeta Shneta.

Kjo është arsyeja pse identifikimi i individëve asimptomatikë dhe sigurimi i tyre drejt izolimit mund të jetë pjesë integrale për të lehtësuar përhapjen e COVID-19.

Siç rezulton studimi, një grupmoshë në veçanti ka një numër jashtëzakonisht të madh të rasteve asimptomatike si: fëmijët dhe adoleshentët.

Ky studim i ri, shikoi modelet e transmetimit për të vlerësuar ndjeshmërinë e sëmundjes dhe për të fituar një kuptim më të thellë se si mosha lidhet me rastet e koronavirusit.

Studiuesit zbuluan se “simptomat klinike manifestohen në 21 përqind të infeksioneve në moshat 10 – 19 vjeç, duke u rritur në 69 përqind të infeksioneve te njerëzit e moshës mbi 70 vjeç”. Kjo do të thotë që 79 përqind e fëmijëve dhe adoleshentëve nuk tregojnë simptoma nëse janë të prekur me koronavirus.

Meqenëse, personat midis moshës 10 dhe 19 vjeç kanë më shumë të ngjarë të jenë asimptomatikë nëse kanë koronavirus, ata duhet të jenë veçanërisht të vëmendshëm kur janë në hapësira publike duke iu përmbajtur vazhdimisht distancës sociale dhe mbulesës së fytyrës/maskës.

Këto masa paraprake mund të ndihmojnë në ngadalësimin e përhapjes së koronavirusit nëse kjo grup-moshë kanë Covid-19, por nuk shfaqin simptoma. /Gazeta Shneta/

 

 

 

Artikulli paraprakCDC në raportin e fundit: 7 simptomat e kombinuara të Covidit prezente tek pacientët e sëmurë
Artikulli i rradhës Dr. Fauci u shpreh optimist: Rrezet e diellit mund të deaktivizojnë koronavirusin

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.