Kur pandemia e koronavirusit goditi rëndë SHBA-në në muajin mars, kishte mendime se me ardhjen e verës, virusi do të zhdukej.
Shumë njerëz u ngushëlluan kur besuan se moti i ngrohtë do të kishte një ndikim të rëndësishëm në zvogëlimin e përhapjes së Covidit transmeton Gazeta Shneta.
Por, ndodhi e kundërta, piku kulminant goditi rëndë SHBA-në, pikërisht gjatë muajit qershor, korrik, gusht.
Sidoqoftë, vera sjell një përfitim kundër Covid-19 që dimrat e gjatë dhe muajt e pranverës me shi nuk e kanë: bëhet fjalë për rrezet e diellit.
Kohët e fundit, imunologu më i mirë i SHBA-së, Dr.Anthony Fauci, konfirmoi që rrezet e diellit mund ta zhdukin koronavirusin duke ju dhënë edhe një arsye tjetër për të dalë jashtë këtë verë ose në det.
Gjatë një interviste të dhënë në Instagram Live me Matthew McConaughey, Dr. Fauci u përgjigj në mënyrë pozitive kur aktori e pyeti nëse Dielli vret COVID-19:
“Kjo mund të ndodh! Kjo është një nga arsyet pse preferohet që pacientët të ekspozohen ndaj rrezeve të diellit për pak minuta” tha Fauci.
Ai më pas përmblodhi përfitimet e diellit të verës me një nga mantrat e tij të përsëritura: “Jashtë është gjithmonë më mirë se brenda“.
Kjo nuk është hera e parë që shkencëtarët kanë përshëndetur aftësitë e vrasjes së koronavirusit tek personat e ekspozuar në dielli.
Një studim i botuar në Journal of Photochemistry and Photobiology në muajin qershor arriti në përfundimin se: ” 90 përqind ose më shumë e virusit SARS-CoV-2 do të deaktivizohet pasi të ekspozoheni në diellin e verës për 11 deri në 34 minuta”. /Gazeta Shneta/