Prindërimi është një nga ‘profesionet’ më të dashura, por edhe njëkohësisht më sfiduese. Të rritni një fëmijë të shëndetshëm, duhet kohë e përkushtim të vazhdueshëm.
Nëse fëmija juaj është në fazën kur nuk pëlqen mohimin e dëshirave të tij, atëherë jeni duke e lexuar një artikull dedikuar juve.
Në rastet e tilla, marrja e një vendimi të duhur do t’i motivojë fëmijët që të fillojnë edhe të dëgjojnë.
Më poshtë, mund t’i gjeni disa hapa sesi të merrni një vendim së bashku me fëmijën tuaj:
1.Kushtojini vëmendje pozitive
Mospërputhja në vendime mund të jetë një moment i shkëlqyer për fëmijë që të marrë vëmendje shkruan Verywell Family, transmeton Gazeta Shneta Kjo cilësohet të jetë një vëmendje negative, por gjithsesi se fëmijët e pëlqejnë këtë. Studimet tregojnë se injorimi i sjelljeve që nuk janë të duhura janë efektive që fëmijët të kuptojnë më lehtë vendimet apo gabimet.
2.Lavdëroni për sjelljen e bërë në realizimin e vendimit
T’a falenderoni fëmijën tuaj në momentin që ai pranon një udhëzim apo kërkesë nga ana juaj është mjaft motivuese për të përforcuar një sjellje të mirë.
3.Jepni udhëzime efektive
Është e rëndësishme që të mbani kontakt me sy gjatë udhëzimeve të dhëna, në mënyrë që të tërhiqni vëmendjen e fëmijës. Sigurohuni që në sfond nuk keni ndonjë stimul si videolojërat, televizioni në mënyrë që udhëzimi të përcjellet në formën e duhur.
Në përgjithësi, reagimi në këto lloje rast mund të jenë sfiduese për çdo prind. Është e zakonshme që të përballeni me zemërimin dhe frustimin e fëmijës. Mirëpo, ajo e cila duhet të menaxhoni është durimi dhe strategjitë e duhura të disiplinës.
Andaj, prindër të dashur, ju mund të udhëzoni fëmijët tuaj sesi të bëjnë zgjidhje të duhura për të reduktuar sjelljet sfiduese. /Gazeta Shneta/