Një e moshuar 90-vjeçare është bërë shtetasja e parë zvicerane që vaksinohet kundër Covid-19.
Të mërkurën në mëngjes në një shtëpi kujdesi në kantonin e Lucernit filluan vaksionimet e para kundër virusit që shkakton infeksionin Sars-CoV-2, shkruan CNN transmeton Gazeta Shneta.
Në ditët në vijim, më shumë të moshuar që jetojnë në shtëpitë e kujdesit do të vaksinohen.
“Unë jam shumë i kënaqur që tani kemi qenë në gjendje të fillojmë vaksinimet në kantonin e Lucernit” tha këshilltari qeveritar Guido Graf, Drejtori i Shëndetit dhe Çështjeve Sociale të kantonit.
“Këto vaksina janë një element i rëndësishëm në luftën kundër koronavirusit”.
“Falë angazhimit të madh të të gjithë atyre që ishin të përfshirë, ishte e mundur të fillohej ky proces vaksinimi para Krishtlindjeve”, shtoi ai.
Popullsia e gjerë do të jetë në gjendje të vaksinohet deri në fund të pranverës 2021, sipas llogarisë së kantonit në Twitter.
Zvicra autorizoi vaksinën Pfizer / BioNTech të shtunën, një ditë pasi njoftoi masat e reja të koronavirusit që mbyllën restorantet si dhe qendrat kulturore, sportive dhe rekreative nga 22 dhjetori. /Gazeta Shneta/