Rritja e rasteve pozitive me COVID-19 ka bërë që të rritet edhe numri i pacientëve në klinika dhe spitale publike.
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar ka bërë të ditur se në sipas rapotit të ditës së sotme, pacinetë të prekur nga coronavirusi ka në Klinikën Infektive 25 pacientë, në Gjinekologji 12 pacientë, në Pediatri nëntë pacientë dhe në Neonatologji tre foshnje.
Ndërsa sa i përketë spitaleve rajonale, ShSKUK bënë të ditur se në atë të Gjakovës janë të shtrirë 11 pacientë, 17 në spitalin e Pejës, në Gjilan pesë pacientë dhe në Spitalin e Mitrovicës tetë pacientë.
Sipas të dhënave të spitalit të Pejës, tre pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore përderisa pesë të tjerë janë nën asistim me oksigjeno – terapi.
Aktualisht në nivel vendi janë mbi 8 mijë rasteve aktive. /Gazeta Shneta/