Në Spitalin Regjional të Pejës janë të shtrirë 13 pacientë të infektuar me coronavirus.
Sipas të dhënave të spitalit, tre prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore ndërsa pesë pacientë janë në oksigjeno- terapi.
“Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme organizative që të përballon shtimin eventual të numrit të pacientëve me Covid-19”, thuhet në njoftimin e spitalit.
Trajtimi i rasteve po bëhet në Repartin e Infektivës në Spitalin Publik të Pejës.
Aktualisht në nivel vendi janë mbi 8 mijë raste aktive me COVID-19. /Gazeta Shneta/