Sipas një zbulimi të ri vaksina Pfizer duket edhe më premtuese: Kërkimet kanë zbuluar se 96 përqind e njerëzve që marrin vaksinën Pfizer zhvillojnë antitrupa COVID pas vetëm një doze.
Studiuesit nga University College London dhe Shërbimi Shëndetësor Kombëtar (NHS), analizuan përgjigjen e antitrupave të më shumë se 8.500 njerëzve nga Anglia dhe Uells të cilët morën vaksinën Pfizer ose AstraZeneca dhe nuk kishin antitrupa para vaksinës së tyre, shkruan Best Life përcjell Gazeta Shneta.
Ata publikuan rezultatet paraprake për studimin e tyre më 14 maj.
Sipas gjetjeve të tyre, 96.42 përqind e atyre që morën vaksinën Pfizer ose AstraZeneca zhvilluan antitrupa 28 deri në 34 ditë pas dozës së tyre të parë.
“Një dozë e vetme e vaksinës AstraZeneca ose Pfizer çon në nivele të larta të antitrupave tek njerëzit që nuk kanë pasur më parë COVID-19“, shpjegojnë studiuesit.
Antitrupat gjithashtu u zhvilluan më shpejt në pjesëmarrësit që morën vaksinën Pfizer, por me katër javë pas dozës së parë të vaksinës, nivelet e antitrupave ishin ekuivalente për të dy dozat e vaksinës.
“Mbi nëntë në dhjetë të rritur në Mbretërinë e Bashkuar që kishin marr vaksinën Pfizer ose AstraZeneca prodhuan antitrupa kundër virusit brenda një muaji nga doza e tyre e parë,” tha autori i studimit Maddie Shrotri në një deklaratë.
“Sa mirë funksionojnë këto vaksina është e jashtëzakonshme, veçanërisht duke pasur parasysh shpejtësinë me të cilën ato janë zhvilluar. Është një veprim i vërtetë i shkencës përballë pandemisë më shkatërruese në një shekull”. /Gazeta Shneta/