Agjencia Kundër Korrupsionit i është përgjigjur negativisht kërkesës së Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, pasi që kjo e fundit i kishte kërkuar që të mbikëqyret çdo tender që shpallet nga ana e këtij institucioni. AKK-ja u kishte thënë atyre se nuk ka kapacitete të mjaftueshme që të mund t’i monitorojnë të gjitha tenderët.
Një kërkesë të tillë ia kishte parashtruar Basri Sejdiu, drejtor i SHSKUK-së përmes një shkrese në tetor të këtij viti.
Sipas kërkesës, monitorimi vlen për të gjithë tenderët që janë në procedurë, por edhe që do të shpallen nga ana e zyrës së prokurimit në QKUK-SHSKUK, shkruan Gazeta Express.
Ndërkaq, drejtori i Antikorrupsionit, Shaip Havolli, të mërkurën për Express ka deklaruar se institucioni që ai drejton nuk ka kapacitete të mjaftueshme për monitorimin e të gjithë tenderëve që shpallen nga SHSKUK-ja dhe spitalet tjera në vend.
AAK-ja jo rrallë herë ka gjetur parregullësi brenda tenderëve që SHSKUK-ja, QKUK-ja dhe institucionet e tjera i kanë hapur për ofertues.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Gazetën Express.