Pirja e lëngut të portokallit, ngrënia e pjeshkave dhe arrave, mund të ndihmojnë gratë që të reduktojnë rrezikun nga shumë çrregullime në moshë të vjetër.
Hulumtuesit në Boston dhe Masaçusets analizuan dietat e rreth 55.000 grave gjatë një periudhe 30 vjeçare dhe gjetën se ato të cilat kishin përfshirë këto ushqime në dietat e tyre, kishi më pak gjasa që të zhvillonin probleme shëndetsore.
Në veçanti, gratë të cilat kishin marrë sasi të madhe të portokajve, lëngut të portokallit, mollëve dhe pjeshkave, bashkë me arra, kishin një rrezik më të vogël se gratë tjera.
Arrat përmbajnë një sasi të konsiderueshme të acidit alfa-linolenik, acidi yndyror Omega 3 me bazë bimore, i cili përdoret për të trajtuar sëmundje të ndërlidhura me lëvizshmërinë, si artriti reumatik dhe sëmundje të zemrës.
Në ndërkohë, shkenctarët thonë se ngrënia e brokolit tri herë në javë mund të reduktojë rrezikun e sëmundjeve koronare të zemrës, diabeteve dhe kancerit. /Gazeta Shneta