Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vetëm 250€ dënim për burrin që rrahu gruan e tij

Lajme 26/12/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Me urdhër të Gjykates, N.N do të paguajë vetëm 250 euro gjobë për shuplakat e dhëna dhe kapjen për flokësh ndaj bashkëshortes së tij raporton Kallxo.com transmeton Gazeta Shneta

Gjykata e kishte pranuar kërkesën e Prokurorisë për t’i shqiptuar urdhër ndëshkimor në shumë prej 250 eurosh për sulm ndaj bashkëshortes.

Sipas prokurorisë, tri vjet më parë, më 8 dhjetor 2014, në ora 19:00, në banesën e tij në Prishtinë, i pandehuri, pas mosmarrëveshjeve të vazhdueshme me bashkëshorten e tij, me dashje ka përdorur forcë fizike ndaj saj.

I njëjti pretendohet të ketë kapur bashkëshorten e tij për flokësh e më pas ta ketë goditur atë me shuplaka, me ç‘ rast tek e dëmtuara është shkaktuar ndjenja e ankthit, frikës dhe pasigurisë.

E për gjithë këtë ngjarje, Gjykata ka vendosur që me urdhër ndëshkimor ta dënojë të pandehurin vetëm me gjobë prej 250 euro.

Kallxo.com ka kontaktuar me viktimën e cila ka treguar edhe për pasojat fizike të cilat i janë shkaktuar atë ditë. Edhe pse kjo ngjarje ka ndodhur vite më parë, viktima e kujton secilin detaj nga ajo ditë e dhjetorit të 2014- ës.

“Qysh ma ka hi faqen zi e kom pas, krejt flokët mi patë hekë t`u mi ngreh”, kujton viktima.

Fatkeqësisht, sulmi i asaj dite nuk qe i fundit për të. Viktima pretendon se dhuna fizike e psiqike ka vazhduar edhe më pas, për çka edhe aktualisht janë në proces gjyqësor.

Vendimi për dënimin me gjobë është marrë në nëntor të këtij viti, derisa rasti ka ndodhur në dhjetor të vitit 2014, pra kjo përveç se tregon se Gjykatës i janë dashur afër 3 vite që të marrë vendimin, vërehet qartë se rastet e kësaj natyre nuk janë prioritet

Në aktgjykimin të cilin e posedon Kallxo.com, theksohet se nëse i akuzuari nuk dëshiron ose nuk mundet ta paguaj gjobën, gjykata mund t’ia zëvendësoj dënimin me gjobë në dënim me burg, duke ia llogaritur një ditë burgu në vlerë prej 20 euro të gjobës, që i bie afër 13 ditë.

Edhe pse pagesa në shumë prej 250 euro tingëllon më mirë se burgu, me sa duket i dënuari do të përfundojë brenda qelisë së burgut me arsyetimin e mungesës së mjeteve financiare.

Kjo pasi që ai tash e sa muaj nuk ia ka paguar ish- bashkëshortes së tij ushqimin e fëmijës në shumë prej 150 euro.

Më vonë, më 27 korrik të këtij viti, Gjykata Themelore e Prishtinës kishte marrë vendimin që babai i fëmijës të paguaj 150 euro për muaj për ushqimin e tij, gjë të cilën ky  fundit nuk e ka bërë.

Kallxo.com kishte kontaktuar me të dënuarin dy muaj më parë dhe i njëjti mos- pagesën e kësaj shume e kishte arsyetuar se “s’ka pare”.

Aktualisht janë bërë 5 muaj që nga koha kur N.N. duhej t`i paguante gjithsej 1250 euro për ushqimin e djalit të tyre, tani më me vendim të plotfuqishëm.

Pavarësisht se vendimi i marrë nga Gjykata është konform dispozitave ligjore të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, një dënim i tillë është mjaft i ulët dhe jo parandalues, siç ka ndodhur në rastin konkret.

Kundër aktgjykimit për dënimin me gjobë, i pandehuri ka të drejtë ankese brenda afatit ligjor. / Gazeta Shneta

Artikulli paraprakBurri i thoshte se nuk po bënte asgjë, kjo nënë vendosi t’ia filmonte të gjithë ditën e zënë prej 12 orësh
Artikulli i rradhës Kjo është arsyeja pse gratë duhet të hanë më shumë arra

Ju sugjerojmë

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.