Dr Sam Hay shtjellon ankesën e zakonshme tek fëmijët dhe shpjegon se kur duhet të shqetësoheni.
Pra, gjëja e parë që duhet të kujtojmë është se dhimbjet e kokës rrallë shkaktohen nga ndonjë gjë serioze.
Kur shohim statistikat, gjejmë se rreth 80 përqind e dhimbjeve të kokës nuk kanë ndonjë diagnozë të dukshme, transmeton Gazeta Shneta.
Megjithëse ekzistojnë edhe pjesa tjetër e fëmijëve, më saktësisht 20 përqindëshi tjetër, të cilëve dhimbja e kokës u paraqitet si rezultat i gjendjeve të caktuara shëndetësore, të cilat mund t’i ndiqni në listën e mëposhtme.
- Infeksionet e zakonshme
- Dehidrimi
- Migrena
- Dhimbje koke si shkak i tenstionit
- Meningjiti
Të gjithë fëmijët që kanë dhimbje koke pas një traume të mëhershme rekomandohen të vizitojnë një mjek menjëherë. Vjelljet, konfuzionet apo përgjumjet janë shenjat të cilat paralajmërojnë një vizitë tek mjeku./Gazeta Shneta/