Shumë gra mendojnë që majën seksuale e arrijnë në vitet e 20ta ose 30ta dhe se nga ajo moshë vetëm fillon të keqësohet jeta seksuale, por kjo nuk është e vërtetë shkruan Happify transmeton Gazeta Shneta.
Sipas një studimi të fundit të publikuar në këtë platformë, seksin më të mirë të jetës do t’a përjetoni në vitet e më vonshme, kur ti keni mbushur vitet e 40ta.
Për këtë konkludim, hulumtuesit i kanë pyetur njerëzit të cilët kanë qenë në moshat e tyre të 50’ta apo 60’ta për jetët e tyre seksuale dhe se kur mendojnë ata që e kanë arritur majën seksuale.
Ndërsa shumica e pjesëmarrësve kishin thënë se seksin më të mirë e kanë përjetuar në vitet e 40’ta, e në veçanti në moshën 46 vjeçare.
Përse 46? Nuk e dimë! Por thjesht e dimë se 46 është numri magjik.
Kjo mund të ketë kuptim kur marrim parasysh se adoleshentët dhe personat të cilët janë në vitet e tyre të 20’ta nuk e dinë se çfarë pëlqejnë në shtrat.
Vitet e 40’ta janë vite ku keni fituar shumë përvojë, prandaj edhe seksi është më i kënaqshëm. / Gazeta Shneta


