Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kjo është arsya pse qethja e flokëve tek fëmijët është një gabim

Jetë 28/12/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qethja tek fëmijët është një veprim i pabazuar në asnjë të dhënë shkencore se kjo kinse i nxjerr flokët e rinj dhe më të shëndetshëm. Ky është arsyetimi që shumë prindër e kanë përdorur për të qethur fëmijët e tyre qysh në moshë shumë të hershme.

Por, jo vetëm që kjo qethje nuk i ndryshon flokun fëmijëve por sipas specialistëve është një dhunim psikologjik i tyre.

Sipas ekspertëve, fëmijët traumatizohen dhe dhunohen nga qethja e flokëve në nivel zero. Ky proces është i dhunshëm, me pasoja afatgjata në psiqikën e fëmijës. Fëmija e di se flokët janë organ.

E si e tillë, nëse lind nevoja se flokët duhen shkurtuar pak ( nëse bien ndër sy) , fëmija duhet përgatitur një muaj përpara. Fëmijës i flitet, i shjegohet derisa ai të jetë gati ta përballojë këtë proces, duke minimizuar prerjen në zero, dhe çdo lloj traume e mungese respekti ndaj tij.

Më kujtohen dhjetra fytyra fëmijësh të trishtuara kur janë bërë qel. E shumë prindër që i gënjenin teksa thoshin – sa e/i bukur je bërë. Fëmijët nuk janë budallenj. Ata e kuptojnë mjaft mirë që qethja e tillë i shëmton.

Shpjegimi shkencor rreth këtij fenomeni

Shkenca pranon se kjo qethje nuk ka asnjë efekt në trashësinë apo dendësinë e flokut. Flokët rriten përmes folikulit që gjendet brenda lëkurës së kokës dhe ajo që tentoni të bëni në sipërfaqe të kokës nuk ndikon aspak në zhvillimin e flokëve brenda folikulit.

Pasiqë flokët e rruara rriten sërish njësoj, mund të keni ndjesinë se janë më të trasha sepse skajet e qimeve pas rrojes apo prerjes, janë të gjatësisë së njejtë. Qimet individuale kalojnë përmes një cikli rritës dhe ndalues, gjë që është arsyeja pse qimet rriten në mënyrë natyrale dhe janë të gjatësisë së ndryshme.

Duhet të dini se  ndodh që foshnjat të humbin një pjesë të flokëve apo edhe të gjitha, zakonisht rreth muajit të katërt. Qimeve të reja iu duhet pak kohë deri sa të rriten dhe kur të dalin, ato mund të jenë të cilësisë së ndryshme, madje edhe ngjyrë të re. Por, floku i fëmijës varet kryesisht nga faktori gjenetik, pra çfarë ka trashëguar nga prindërit. / Gazeta Shneta

Artikulli paraprakPas vendimit të Apelit, Ministria shfuqizon titujt akademik të nëntë mjekëve
Artikulli i rradhës Kur mendonte se më mirë t’i kishte vdekur djali se sa të vuante nga ajo sëmundje, kjo nënë krijoi një ilaç me të cilin e shëroj birin e saj

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.