Gratë shtatzëna çdo herë janë të rrezikuara nga shumë gjëra të cilat janë mjaft të nevojshme çdo ditë.
Por çfarë duhet të bëhet në këtë aspekt?
Hulumtimet e reja shokuese duket se sugjerojnë që telefonat celularë dhe sinjalet e WIFI-së, mund të rrisin rrezikun e abortit tek gratë shtatzëna për 50 për qind.
Shkaku është rrezatimi i fushës magnetike që përcillet nga sinjalet e energjisë të cilat janë vendimtare kur bëhet fjalë për prodhimin e një sinjali, transmeton Gazeta Shneta.
Gratë që përdorin më gjatë telefonin janë më të rrezikuara ndaj këtij rrezatimi, se sa ato që e përdorin më pak, tregon studimi i realizuar në SHBA.
Në këtë studim morën pjesë rreth 913 gra shtatzëna, të cilat ishin në faza të ndryshme të shtatzënisë.
Ndërsa autorët e këtij studimi shpresojnë që me anë të këtyre gjetjeve, të rritet vetëdija tek njerëzit në përgjithësi dhe tek gratë shtatzëna në veçanti./Gazeta Shneta/