Nëna 31-vjeçare e cila vdiq sot pasi kërceu nga kati i katërt në Gjinekologji, kishte lindur në këtë klinikë më 4 dhjetor të vitit të kaluar, shkruan Gazeta Shneta.
Nëna kishte lindur me operacion cezarian, dhe foshnja ishte dërguar në Neonatologji ku ishte pranuar në gjendje të rëndë.
Gazeta Shneta mëson se foshnja kishte pësuar asfiksion perinatal dhe ngërçe.
Pas trajtimit në Neonatologji dhe përmirësimit të gjendjes së foshnjës, mjekët kishin planifikuar lëshimin për në shtëpi të martën e javës së ardhshme.
Ende nuk dihen motivet e veprimit të nënës, por siç është raportuar në momentin e hedhjes e ndjera ka qenë e shoqëruar nga bashkëshorti i saj. /Gazeta Shneta/