Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ajri i ndotur përkeqëson gjendjen e personave me sëmundje të zemrës – flet Dr. Imri Jashari

Lajme 31/01/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kardiologu nga Klinika e Kardiologjisë Dr. Imri Jashari, tregon rreziqet që vijnë nga ajri i ndotur për pacientët me sëmundje të zemrës

Drejtori i Klinikës së Kardiologjisë në QKUK thotë se përveç që ajri i ndotur ndikon negativisht në traktin e sipërm respirator, është vërtetuar nga studimet se ka edhe efekte negative në zhvillimin dhe përkeqësimin e sëmundjeve të zemrës, shkruan Gazeta Shneta.

“Madje disa studime shkojnë aq larg sa konstatojnë se vdekshmëria nga ajri i ndotur është më e lartë sesa nga konsumimi i drogës apo obeziteti”, thotë Dr. Imri Jashari. Ai shton se për këtë ka alarmuar edhe Shoqata Evropiane e Kardiologëve, e cila ka dal me vlera të larta të vdekshmërisë dhe rrezikshmërisë së ngritur për pacientët me sëmundje të zemrës.

Kardiologu Jashari pohon se pacientët që janë me paaftësi të zemrës mund të kenë përkeqësim të gjendjes klinike të tyre, ndërsa si formë kronike ajri i ndotur mund të shkaktojë zhvillimin direkt të çrregullimeve në sistemin e qarkullimit të gjakut.

“Është një sëmundje që quhet ateroskleroza ku ajri i ndotur ndikon në zhvillimin e përshpejtuar të saj. Ateroskleroza është ajo që shkakton probleme mjaft të mëdha tek pacientët me sëmundje të zemrës”, tregon mjeku.

Personat që kanë probleme të verifikuara të zemrës, Jashari i preferon që t’i shmangen sa më shumë daljes në ambiente të jashtme dhe aq më pak në rrugët me qarkullim të shtuar të automjeteve ku ndotja e ajrit është direkte.

Kardiologu thotë se është e preferuar konsumimi i lëngjeve në sasi të mjaftueshme, ndonëse nuk kanë ndonjë ndikim preventiv nga efekti i veprimit të ajrit të ndotur. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMukoza na mbron nga ajri i ndotur, tregon pulmologu Skender Baca
Artikulli i rradhës Historia prekëse e kardiologut: Ja si e qetësoi pacienten 2-vjeçare përpara operacionit

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.