Historia prekëse e kardiologut: Ja si e qetësoi pacienten 2-vjeçare përpara operacionit

2018-01-31 në ora 15:17

Një mjek kardiolog mësohet se ka qetësuar një vajzë 2-vjeçare përmes filmave të animuar në telefon, përpara se t’i nënshtrohej operacionit.

Sipas raporteve, vajza e njohur si Xin Er kishte komplikim të parakohshëm të zemrës. Ajo ishte  duke pritur në rend për operacionin e saj, derisa frika dhe lotët nuk ndalonin, transmeton Gazeta Shneta.

Kirurgu Shi Zhuo, Zëvendës Drejtor i Klinikës së Kardiologjisë në Spitalin Universitar të Zhejiang-ut, e vendosi në krahët e tij duke e qetësuar me filmat vizatimor më të preferuara të saj.

Vajza arriti të qetësohej ndërsa shikonte filmat e animuar, të cilën më pas e futën në anestezion dhe arritën ta operonin me sukses./Gazeta Shneta/