Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shenjat e pazakonta të ultrazërit që tregojnë gjininë e foshnjës

Këshilla për shtatzëna 18/02/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kur jeni duke pritur fëmijë, ultrazëri i 20 javëve është jashtëzakonisht i rëndësishëm për shumë arsye.

I quajtur edhe skanim i anomalive, jo vetëm që sinjalizon këtë shenjë në gjysmë të rrugës, por gjithashtu kontrollon zhvillimin e fëmijës.

Prindërit do të jenë gjithashtu në kërkim të saj, sepse në këtë fazë ata mund të zbulojnë gjininë e fëmijës së tyre, transmeton Gazeta Shneta.

Megjithatë, sado që mund të mendoni se mund të dalloni një shenjë gjinore në ato imazhe, në syrin e pa trajnuar, nuk ka ndonjë mënyrë për ta mësuar.

Së pari, nuk është gjithmonë e mundur të mësosh gjininë e fëmijës tënd.

Pozicioni i fëmijës mund ta pengojë këtë, pasi që sonografia mund të mos jetë në gjendje të ketë pikëpamjen e duhur për të përcaktuar nëse po mbani një djalë apo vajzë.

Disa foshnje janë më ekspozuese, ndërkaq disa të tjera janë më pak të tilla.

Foshnjat me peshë të madhe gjithashtu mund ta vështirësojnë pamjen.

Sonografia e një foshnjeje mashkull (Fotografia: Getty Images)

Së dyti, mungesa e një penisi në sonografi nuk do të thotë që keni një vajzë.

Nëse tekniku i ultrazërit nuk arrin të gjejë penisin, nuk e pranon automatikisht se foshnja është një vajzë, paralajmëron VeryWellFamily.

Në këtë fazë në zhvillimin e fëmijës suaj, penisi dhe klitorisi kanë tendencë të jenë afërsisht të njëjta, kështu që sonografi juaj do të kërkojë gjëra të ndryshme për të përcaktuar gjininë.

Një lloj i rrallë i sonografisë (Fotografia: Getty Images)

Shenja e breshkës, shenjë se gjinia e foshnjës është djalë

Tekniku i ultrazërit si shenjë e breshkës i referohet kur ai has se gjinia e foshnjës është djalë.

Kjo zbulohet kur ata janë në gjendje të shohin majën e penisit.

Në disa foshnje, kjo është më e lehtë se tek tjerat, pasi që mund të përjetojnë ereksion gjatë periudhës së shtatzënisë.

Shenja e hamburgerit, shenjë se gjinia e foshnjës është vajzë

Sa i përket shenjave për vajzë, sonografi juaj do të kërkojë për tre rreshta që tregojnë pjesët e jashtme gjenitale të femrës, të quajtura si shenja e hamburgerit./Gazeta Shneta/

Shenja e hamburgerit, si shenjë se po mbani një vajzë në bark (Fotografia: Girl Ultrasound Pictures)
Artikulli paraprakMrekulli: Fëmija zgjohet nga koma pasi që doktorët kishin vendosur t’ia hiqnin aparatet që e mbanin në jetë
Artikulli i rradhës Moti në vendin tonë për pesë ditët e ardhshme

Ju sugjerojmë

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.