Data juaj e lindjes çdo herë e më shumë po afron derisa ju duhet të mendoni ta bëni gati valixhen tuaj për qëndrim në spital.
Preferohet që në javën e 34 të fillohet të bëhet gati valixhja për shkak se mund të ketë ndonjë lindje të papritur.
Përpiquni ato çfarë i paketoni që të jenë gjëra të thjeshta, repartet e maternitetit janë zakonisht të vogla dhe nuk mund të qëndroni më shumë se dy ditë ose e ngjashme, transmeton Gazeta Shneta.
Mos harroni fustanin e lindjes, pantofla, çorape të ngrohta pasi do të jenë të dobishme sidomos kur të dilni nga spitali.
Ju mund të merrni edhe dëgjuese MP3 në mënyrë që të qetësoheni para se të bini në gjumë, apo kur keni dhimbje.
Duhet që të merrni edhe sytjenat, disa lloje të tyre në mënyrë që të ndiheni mirë si gjatë ditës po ashtu edhe në gjumë.
Mamitë rekomandojnë edhe peshqirët sanitarë të maternitetit në mënyrë që të monitorojnë humbjen e gjakut.
Pyetni edhe partnerin tuaj për ndihmë që të merrni edhe pampersë për beben tuaj./Gazeta Shneta/