Pavarësisht reformave ligjore që parashihnin gjoba me shuma enorme ndaj shoferëve, gjatë këtyre dy muajve, sipas policisë, kanë ndodhur tetë vdekje në komunikacion.
Në mesin e këtyre vdekjeve është edhe ai i vajzës 11-vjeçe, Erëza Berisha, nga Gjilani, e cila humbi jetën ditën e ditëlindjes së saj, shkruan Gazeta Shneta.
Ajo ishte duke ecur kur u godit nga një veturë në lëvizje. Si pasojë e plagëve që kishte marrë nga aksidentimi, e ndjera kishte ndërruar jetë.
Vajza e axhës të së ndjerës po e quan këtë fatkeqësi si “pakujdesshmëri të shoferit.”
Ndërkaq, Policia e Kosovës ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur si pasojë e mospërshtatja e shpejtësisë së automjetit, raporton RTK.
Rasti është dërguar në prokurori dhe të dyshuarit i janë shqiptuar një muaj paraburgim.