Një studim i publikuar në revistën ‘Fertility and Sterility’ ka zbuluar se gratë që kanë hequr shtojcën apo bajamet e tyre kanë më shumë gjasa të mbesin shtatëzënë se ato që ende kanë.
Hulumtimi u realizua nga Universiteti i Dundee në Londër, dhe zbuloi se gratë që kishin hequr bajamet e tyre kishin 34 për qind më shumë gjasa që të mbeteshin shtatëzënë.
Studimi u realizua për një periudhë kohore prej 15 viteve, derisa të gjeturat ishin vërtetë të habitshme, transmeton Gazeta Shneta.
Lidhshmëria këtu është se gratë që kanë probleme me bajamet apo nuk i kanë të hequra, kanë më shumë probleme seksuale.
Po ashtu, heqja e bajameve ndikon në ndryshimin e sistemit riprodhues femëror, këto ndryshime e bëjnë më të lehtë për të mbetur shtatëzënë.
Derisa, mjekët dhanë edhe disa terapi përfshirë edhe antibiotikë të ndryshëm për ato gra që kanë probleme me fertilitetin./Gazeta Shneta/