Disa faktorë mund të jenë përgjegjës për zhdukjen e seksualitetit të një nëne të re. Më e dukshmja dhe më e lodhshmja gjithashtu, është periudha pas lindjes, rraskapitja dhe kur keni dhimbje urie.
Ushqyreja me gji mund të shtypë ovulimin për disa muaj pas lindjes, është një prej mënyrave natyrore që të mos keni mundësi për shtatzëni në këtë kohë, transmeton Gazeta Shneta.
Por, kjo nënkupton që edhe sasia e estrogjenit është në nivel shumë të ulët duke shkaktuar kështu thatësi vaginale dhe zbehje të përgjithshme të dëshirave seksuale.
Shumë nëna pohojnë se ushqyerja me gji nuk ndikon në shtypjen e dëshirave seksuale, disa ndjehen majde edhe më shumë të prirura për seks gjatë kësaj periudhe.
Por, gjithsesi, tentoni të mbani linjat e komunikimit seksual të hapura në mënyrë që pas periudhës së gjidhënies të keni një shëndet të plotë seksual./Gazeta Shneta/