Varja e gjoksit është një proces natyror, që ndodh tek femrat që humbasin fleksibilitetin dhe elasticitetin.
Zakonisht, fenomeni i rënies ndodh pas viteve të 40-ta, por nuk përjashtohen edhe rastet e mëhershme.
Larja me ujë të vakët: Dushi me ujë të vakët mund të mos jetë i preferuari për shumë prej jush, megjithatë është i rëndësishëm për tonifikimin e lëkurës. Në këtë rast mund të aplikoni edhe kubikë akulli ose garza të lagura në gjoks.
Mbajeni shpinën drejt: Kërrusja e bëni gjoksin të duket aspak tërheqës, si dhe dobëson muskujt e gjirit. Përpiquni t’i mbani shpatullat gjithmonë drejt. Ky veprim tonifikon muskujt dhe e bën më të bukur pamjen tuaj të jashtme.
Mos ushtroni presion në gjoks: Përpiquni mos të flini me bark dhe zgjidhni gjithmonë recipetat e duhura. Recipetat që duket sikur ngrenë gjoksin dhe e bëjnë atë më tërheqës, në fakt vetëm e dëmtojnë atë. Në këtë rast nuk do të ndiheni rehat dhe pengoni qarkullimin e gjakut në gjëndrat limfatike.
Zgjidhni recipetat e duhura kur merreni me sport: Kurrë mos vraponi apo të hidheni në litar pa reçipetat e duhura për sport. Ushtrimet fizike janë të mira për trupin, por mund të jenë të dëmshme për gjoksin nëse nuk vishni recipetat e duhura.
Përdorni krem mbrojtës dielli: Abuzimi me nxirjen, sidomos pa përdorur krem dielli, çon në tharje të lëkurës dhe humbje të elasticitetit të saj. Dalja pa recipeta në plazh nuk është ide e mirë nëse doni të ruani format e gjoksit./Gazeta Shëndeti/