Një therje me thikë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në qytetin e Pejës.
Një i mitur ka ther tri herë me thikë në shpinë një nxënës. Policia ka raportuar se ngjarja ka ndodhur pas një fjalosje ndërmjet tyre, transmeton Gazeta Shneta.
Njoftimi i plotë i policisë:
më 13.03.2018 12:12. Është arrestuar i dyshuari i mitur, mashkull K/Shqiptar, i cili pas një fjalosje kishte goditur në pjesën e shpinës tri herë me armë të ftohët-thikë viktimën e mitur mashkull K/Shqiptar. Viktima ka marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal – Pejë, ku pas tretmanit lirohet për në shtëpi. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore. Me vendimin e prokurorit i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes 24 orë.