Sipas një studimi të ri nga studiuesit e Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë, gratë që kanë presionin normal të gjakut gjatë shtatzënisë dhe kanë ushqyer foshnjat për rreth 6 muaj pas lindjes kanë një rrezik të vogël të sëmundjeve të zemrës.
Në studim, gratë që ishin duke ushqyer me gji për një minimum prej 6 muajsh shfaqen shënues më të mirë të shëndetit kardiovaskular në jetën e mëvonshme, krahasuar me ato gra që nuk ushqenin foshnjën me gji.
Shumë studime kanë treguar për përfitimet e mëdha shëndetësore afatshkurtra, ndërsa vetëm disa studime kanë përqendruar ndikimin e ushqyerjes me gji në jetën e mëvonshme, transmeton Gazeta Shneta.
Gjetjet kanë përforcuar teorinë se ushqyerja me gji gjatë shtatzënisë në gratë me presion normal është e dobishme.
Ushqerja me gji shihet si kardioprotektuese për këto gra, siç dëshmohet nga kolesteroli i përmisuar dhe shënuesit e sëmundjes kardiovaskulare subklinike./Gazeta Shneta/