Sasia e sheqerit të shtuar në dietën sidomos atë amerikane është rritur në mënyrë dramatike gjatë 50 viteve të fundit.
Pjesa më e madhe e kësaj rritjeje vjen nga futja më e lartë e pijeve të sheqerit, të cilat përbëjnë afërsisht një të tretën e konsumit total të sheqerit në dietën amerikane, transmeton Gazeta Shneta.
Ndërsa konsumi i këtyre pijeve ka qenë i lidhur me shtimin e peshës, diabetin e tipit 2, menstruacionet e hershme dhe cilësinë e dobët të spermës.
Ky studim u botua në Epidemiology.
‘’Ne gjetëm gjëra pozitive ndërmjet futjes së pijeve me sheqer por lidhja e tyre negative ishte më e madhe, pasi që sheqeri ishte pothuajse shkaktari kryesor i obezitetit, çiftet që planifikojnë një shtatzëni mund të konsiderojnë kufizimin e konsumit të tyre të këtyre pijeve, veçanërisht për shkak se ato janë të lidhura me efekte të tjera të padëshiruara shëndetësore’’, përfundon raporti i studimit./Gazeta Shneta/