Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

EULEX-i pushon hetimet ndaj rastit ”Medicus 2”

Lajme 20/03/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Rreth pesë vite pas fillimit të hetimeve “Medicus 2”, EULEX-i ka hequr dorë nga ndjekja penale kundër shtatë prej tetë të akuzuarve, transmeton Koda Ditore.

Në mesin e të dyshuarve, që tanimë nuk do të ndiqen më penalisht janë: ish-deputeti i PDK-së, Shaip Muja, ish-ministri i Shëndetësisë, Alush Gashi dhe ish-kryetari i Gjykatës Komunale në Prishtinë, Nuhi Uka.

I vetmi i dyshuar, për të cilin po vazhdojnë hetimet, është mjeku turk, Kenan Demirkol. Mirëpo, mbrojtja e këtij të fundit, po konsideron se çfarëdo hetimi nga EULEX-i tanimë është i jashtëligjshëm, pasi ka kaluar afati ligjor prej 30 muajsh në shtator të vitit të kaluar. Ata nuk kanë kursyer së kritikuari misionin ndërkombëtar për joprofesionalizëm.

Më 12 nëntor të vitit 2013, Prokuroria Speciale kishte nxjerrur vendimin për fillimin e hetimeve kundër tetë të dyshuarve: Kenan Demirkol, Alush Gashi, Shaip Muja, Shkëlzen Sylaj, Nuhi Uka, Rinon Dervishi, Osman Mehmeti dhe Flamur Bogaj. / Gazeta Shneta

Artikulli paraprakKjo është nëna që humbi 22 fëmijë por nuk u dorëzua asnjëherë
Artikulli i rradhës Vajza 13 vjeçare vritet nga vëllai i vogël për telekomandën e Sony Playstation

Ju sugjerojmë

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

21/07/2026 Lajme

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

21/07/2026 Lajme

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.