Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si arrin ilaçi në zonën ku kemi dhimbje

Jetë 18/04/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ilaçi është produkt që përmban substancën apo kombinimin e substancave të prodhuara dhe të dedikuara për shërim, apo për pengim të sëmundjeve te njerëzit apo te kafshët, për caktimin e diagnozës, për përmirësimin apo ndryshimin e funksioneve fiziologjike, si edhe për arritjen e qëllimeve të tjera të arsyeshme mjekësore.

Ilaçet në organizëm më së shpeshti lidhen dhe veprojnë ndaj proteinave të caktuara: enzimave, molekulave qarkulluese, kanaleve jonike dhe receptorëve. Në raste të shumta, ilaçi vepron në atë mënyrë që qelizat i lidh me receptorë. Duke pasur parasysh që receptori është larg nga vendi i aplikimit të ilaçit, është me rëndësi që ilaçi të transportohet nga vendi i aplikimit deri te vendi i veprimit.

Ilaçi lidhet për receptor, ndërsa forca e asaj lidhjeje mund të jetë e ndryshme, gjë që kushtëzon kohëzgjatjen e veprimit të ilaçit. Për të qenë ilaçi i dobishëm, patjetër duhet të veprojë në mënyrë selektive në caqe të caktuara dhe në inde. Thënë më ndryshe, ilaçi patjetër duhet të arrijë shkallë të lartë të specifikës për vendin e caktuar të lidhjes, transmeton Gazeta Shneta.

Nuk ka ilaç me veprim të plotë specifik. Në shumicën e rasteve, lidhja e dozës së ilaçit do të shkaktojë që ilaçi të veprojë edhe në disa vende të tjera të caktuara, gjë që mund të shkaktojë shfaqjen e efekteve të padëshiruara.

Disa ilaçe japin efektin e tyre në vendin e dëshiruar ndërsa disa të tjerë arrijnë në zona të largëta nëpërmjet qarkullimit të gjakut. Ilaçet zakonisht merren me anë të gojës apo shiringave. Ilaçet përthithen menjëherë sapo hyjnë në qarkullimin e gjakut.

Një ilaç i marrë nga goja duhet të shkrihet mirë në stomak dhe zorrë për t’u përthithur nga trupi. Ai copëzohet në pjesë të vogla, më pas molekulat kimike kalojnë në lëngun e stomakut-zorrëve.

Ky proces ngjason me shkrirjen e sheqerit në ujë. Në fillim sheqeri ndahet në copa të vogla më pas shkrihet krejtësisht. Nëse ju do ta përzieni shpejt lugën ai shkrihet edhe më shpejt. Në të njëjtën mënyrë edhe lëvizjet e stomakut dhe zorrëve ndihmojnë në shkrirjen e ilaçit.

Ilaçet përthithen më shumë nga zorra e hollë. Detyra themelore e këtij organi është të përthithë ushqimin. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakFemra evitoni prerjen e dytë cezariane
Artikulli i rradhës Më në fund e dimë përse shërben zorra qorre

Ju sugjerojmë

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

MSh kontrakton barna për sëmundje të rralla me vlerë mbi 3.7 milionë Euro

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.