Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shenjat më të hershme të shtatzënisë që gratë duhet t’i dijnë

Jetë 05/04/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Këto janë disa nga shenjat e para të shtatzënisë:

Lodhja

Kjo është një nga shenjat e para të shtatzënisë. Mund të ndjeni lodhje të madhe dhe ju vjen shumë gjumë, veçanërisht mëngjeseve.

Ndryshime në gjoks

Shumë femra provojnë ndjeshmëri të madhe në zonën e gjoksit. Mund t’u dhëmbin dhe janë të ndjeshëm kur i prekin. Gjithashtu, mund të fillojnë të rriten në masë.

Njolla gjaku

Edhe pasi jeni konceptuar, mund të keni perioda më pak se zakonisht. Por në fakt janë njolla. Ndodh kur embrioni është futur në mitër.

Ndjeshmëri e lartë në nuhatje

Do të filloni të nuhasni më mirë. Edhe aromat më të lehta mund t’ju duken shumë të forta. Kjo mund të ndodhë më së shumti me erërat e ushqimeve.

Urinim i shpeshtë

Do të filloni të urinoni më shpesh sesa zakonisht. Gjithashtu sasia e urinës do të rritet.

Lëvizje në zorrë

Shtatzënia ndonjëherë shkakton kapsllëk ose diare.

Keni humbur periodën e fundit

Mungesa e periodës është shenja e parë konkrete e shtatzënisë. Shume teste shtatzënie tregojnë pozitive, vetëm pas ditës që prisnit t’ju vinin periodat.

Ndjeheni keq në mëngjes

Kjo nuk është shumë e shpeshtë, pasi kjo simptomë fillon zakonisht javën e gjashtë. Por disa femra mund ta provojnë ndjesinë e të vjellit dhe marrje mendsh, që në javën e tretë ose të katërt të shtatzënisë.

Neps

Mund të keni neps për disa ushqime. Nga ana tjetër, disa ushqime mund t’i urreni sa t’i shikoni. Vezët, qumështi dhe shpendët janë ushqimet që zakonisht femrat shtatzënë i urrejnë.

Hundë të zëna

Kjo është simptomë që zakonisht zgjat gjatë gjithë shtatzënisë. Zona e hundës dhe sinuseve është e bllokuar gjatë tërë kohës. Por zakonisht nuk ka mbledhje mukoze.

Dhimbje koke

Për shkak të lodhjes dhe problemeve të tjera të mëngjesit, dhimbjet e kokës janë të shpeshta tek femrat shtatzënë. Mund të jenë të lehta ose të forta.

Ënjtje

Mund të provoni ënjtje tek duart dhe këmbët. Kaviljet dhe kyçet mund të ënjten gjithashtu për shkak të rritjes së tensionit.

Gazra

Ky është një problem i shpeshtë, që ndikon femrat gjatë shtatzënisë. Zorrët prodhojnë më tepër gaz se zakonisht. Kjo mund të jetë e parehatshme,- por mundohuni t’i lëshoni gazrat nga trupi.

Ndryshime humori

Rritja në qarkullimin e hormoneve mund të bëjë “kërdinë” me nervat dhe gjendjen tuaj shpirtërore. Do të përjetoni lëvizje të shumta humori. Femrat shtatzëna mund të kalojnë nga të lumtura në të mërzitura për pak minuta. / Gazeta Shneta /

Artikulli paraprakIsmaili: Po më thonë se në shëndetësi krejt janë hajna, s’ja vlen me investu
Artikulli i rradhës Sinjalet që japin veshët për ju dhe shëndetin tuaj

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.